Loading...

Një shqiptar është dhunuar barbarisht nga 3 persona të tjerë, gjithashtu me origjinë shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në Mesolongi të Greqisë, ku 24-vjeçari shkoi në spital me dëmtime të shumta.

Ai iu nënshtrua kujdesit mjekësor dhe nuk ka rrezik për jetën. I riu nga Shqipëria bëri kallëzim në polici ndaj tre dhunuesve të tij, të cilët i identifikoi. Mediat greke nuk i kanë bërë publike emrat, por thonë se janë të moshave 67, 24 dhe 22 vjeç.

Shkak për ngjarjen është bërë një borxh prej 100 Eurosh. Tre të dyshuarit dhunuan keq 24-vjeçarin shqiptar duke i shkaktuar plagë në kokë. Pas denoncimit, tre autorët e dyshuar janë shpallur në kërkim nga policia greke

Loading...
Loading...
Loading...