Loading...

Dhunoi tre ditë më parë nënën e tij 66-vjeçare, arrestohet nga policia shtetasi Vladimir Kola.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Fierz të Fushë-Arrëzit ku për shkak të dhunës të të birit e moshuara pësoi hematoma në pothuajse të gjithë trupin.

Ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që e çuan 43-vjeçarin Kola të ndërmerrte një akt të tillë.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për dokumentimin e plotë të rastit.

Loading...
Loading...
loading...