Loading...
Pablo-Armero-620x349

Dhunon të dashurën pas refuzimit për seks, në pranga futbollisti.

Pablo Armeron, futbollist i nga Kolumbia i Udinezes në Itali, është arrestuar në një hotel në Majami (SHBA), i akuzuar për dhunë në banesë. Sipas shtypit kolumbian dhe atij amerikan, mesfushori ka dhunuar të dashurën, duke i prerë edhe flokët. “Sipas të dhënave – shkruan CBS nga Majami – policia mbërriti në hotel pasi mori disa telefonata për një çift që po bërtiste. Kur agjentët hynë në dhomën e hotelit gjetën një grua pa një pjesë të flokëve, që ndodheshin në dysheme. Gruaja duke qarë i ka treguar policisë se kishte shkuar për të pirë me Armeron. Kur janë kthyer në dhomën e hotelit, Armero ka dashur të kryejë marrëdhënie seksuale me të dhe pas refuzimit është nxehur. Lojtari ka marrë një makinë për flokët, që ndodhej në hotel, e ka kapur gruan për flokësh dhe ka nisur t’ia presë”.

Sipas të dhënave të shtypit, Armero është mbrojtur, duke thënë se ishte gruaja që i kishte kërkuar t’i priste flokët. Viktima mësohet se i ka treguar policisë se dhuna kishte ndodhur edhe herë të tjerë, por ngjarja e së martës ishte e tepërt. Policia e ka dërguar Pablo Armeron në një burg, në pritje të seancës së gjykimit.

Loading...
Loading...
Loading...