Loading...

Për fat të keq “kusuret” nuk po i ndahen kodër-Krastës në Elbasan. Vitin e kaluar Parkun më të madh çlodhës e përfshiu një zjarr masiv duke i shkaktuar dëme të pallogaritshme.

Por ende pa u mbushur një vit, qindra rrënjë me pisha janë shkulur apo thyer si pasojë e stuhive të pazakonta të shiut që kanë përfshirë ditët e fundit edhe Elbasanin.

Pamja është vërtet trishtuese. Kudo sheh pisha të rrënuara. Përreth tyre ende drurët e djegur që nga vera e vitit të kaluar. Krasta, mushkëria e qytetit të Elbasanit, po kalon vite të vështira. Pishat janë rralluar dhe do të duhet kohë e fonde për ti rikuperuar.

Ja disa nga fotot trishtuese:

Loading...