Loading...

Një automjet është djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.30 në lagjen Hekurudha në këtë qytet.
Automjeti tip Benz më targë AA688JR në pronësi të shtetasit A. Bahja është përfshirë nga flakët dhe është djegur krejtësisht. Mjeti ishte i parkuar pranë banesës së pronarit.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin dhe fikjen e flakëve. Nga zjarri ka pësuar dëmtime të pjesshme edhe një automjet tjetër.
Nga hetimet paraprake sipas policisë dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.
“Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thotë policia në një njoftim paraprak.

Loading...
Loading...
Loading...