Makina e një avokateje në Tiranë është djegur pjesërisht gjatë mesnatës nga persona të pa identifikuar.

Ngjarja ndodhi në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

Policia pas disa hetimeve raporton se makina ka marrë flakë për shkak të vajit të kambios së makinës, pasi në vendngjarje s’është gjetur asnjë element që të dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.Teksa pritet ende të verifikohen shkaqet e djegies së automjetit, burime për BalkanWeb bënë me dije se bashkëjetuesi i avokates G.M. ka ngritur sot pretendimet se kjo ka ndodhur për shkak të profesionit të G.M.

Megjithatë nga deklaratat e dhëna në polici nuk ka rezultuar se këta persona kanë ndonjë problem personal, qoftë me banorët e zonës ku ndodhi ngjarja, apo edhe me persona të tjerë.

loading...