Loading...

Lidhja me deputetin nga Kosova i dha famë, identiteti i të cilit nuk u zbulua asnjëherë, nuk është arsyeja e vetme që Iva Aliko bëhet personazhi kryesor i lajmeve rozë në media. Përveç kësaj, modelja Iva Aliko gjithmonë tërheq vëmendjen me fotot provokuese dhe jetën luksoze që bën, edhe pse shumë pak prej nesh mund ta dinë pasurinë që ajo zotëron.

Një figurë tepër e dëshiruar nga meshkujt, pas ndarjes nga deputeti i PDK-së, Aliko është tepër aktive në rrjetet sociale me foto topless, por edhe duke treguar ndryshimet e njëpasnjëshme në pamjen e saj.

Modelja herë pas here i vë flakën “Instagramit” me foto provokuese të cilat bëjnë bujë në mënyrë të menjëhershme.

Në një intervistë për Panorama Plus modelja ka shuar kuriozitetin e fansave, ku ka zbuluar se familja e saj ka qenë gjithmonë e pasur, teksa është shprehur se disponon një trashëgimi të majme.

Ajo ka rrëfyer:

Unë jam lindur dhe rritur me luks. Luksi është pjesë e imja. Investon familja, dhe unë vetë, me të ardhurat tona të mira. Kam një trashëgimi të majme nga gjyshja. Kam toka në bregdetin e Sarandës. I kam pasuri me vendim gjykate dhe hipotekë.”

Loading...
Loading...
Loading...