Loading...
Loading...

 

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 05.12.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi K.Sh., vjeç 26, banues në fshatin Fikas, pasi në aksin rrugor Cërrik-Papërr, në fshatin Broshkë, duke drejtuar mjetin kamion tip “Iveko”, ka aksidentuar shtetasin I.Q., vjeç 28, banues në fshatin Valas, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Elbasan
Informacion paraprak
Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me mjet prerës (thikë) të 36-vjeçarit.
Më datë 05.12.2018, rreth orës 16:50, në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, shtetasi L.L., për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës thikë fqinjin e tij shtetasin A.Sh., 36 vjeç, banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, i cili është transportua në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.B., vjeç 37, banues në fshatin Qarrishtë, pasi në Librazhd, u kap duke transportuar lëndë drusore, me mjetin furgon  tip “Benz”, pa dokumentacionin përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.

Loading...