Loading...

 

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për shtetasin A.S. vjeç 32, banues në Elbasan, për veprën penale parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.12.2018, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit  L.Q. vjeç 83, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht banesa e tij private, si dhe është dëmtuar pjesërisht banesa e shtetasit A.Q. vjeç 68. Nga veprimet e kryera rezultoi se, zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shtetasin B.B. vjeç 39, banues në Elbasan, sepse ka goditur fizikisht shtetasin T.P. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shtetasin S.B. vjeç 32, banues në Elbasan, për veprën penale parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për shtetasin L.B. vjeç 59, banues në Cërrik, për veprën penale parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Me date 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shtetasin K.U. vjeç 43, banues në Belsh për veprën penale parashikuar nga neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shtetasin A.G. vjeç 50, banues në Përrenjas, sepse ka kanosur shtetasin Xh.F. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shtetasin A.Ç. vjeç 26, banues në Prrenjas, për veprën penale parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Loading...
Loading...
Loading...