Loading...

Ditën e djeshme rrugët e Shqipërisë janë përgjakur nga aksidentet. Përgjatë kësaj të diele janë shënuar 5 aksidente ku kanë humbur jetën një vajzë e mitur në rrugën e Kombit dhe një 55-vjeçar në aksin Korçë-Pogradec. Po kështu nga këto aksidente kanë mbetur të plagosur 10 persona.

Aksidenti që i mori jetën një 55-vjeçari ka ndodhur në aksin Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Leshicë ku janë përplasur një makinë tip “Golf”, me mjetin tip “Benz” me drejtues Daniel Hyka, i cili është nisur drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar. Viktima është shoferi i ‘Golfit’, Agron Qamo banues në Kamëz, i cili në momentin e aksidentit udhëtonte me familjen e tij. Familjarët e viktimës, (dy gra dhe një vajzë e mitur) Fiqirete Qamo 79-vjeçe, Gentjana Akballa e cila është në reanimacion dhe e mitura K.A 10-vjeç, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Po kështu i plagosur ka mbetur edhe shoferi i mjetit tjetër Daniel Hyka 32-vjeç banues në fshatin Petrushe. Burime për Report Tv bëjnë me dije se njëra nga gratë e plagosura është në gjendje të rëndë ndërsa po merr trajtim mjekësor.

Makina tip Benz e përfshirë në aksident ka përfunduar jashtë rrugës dhe është përmbysur me rrota përpjetë. Ndërsa viktima që drejtonte mjetin tip Golf, është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse në mënyrë që të nxirrej trupi i pajetë për shkak të deformimit të makinës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak i këtij aksidenti është bërë një parakalim i gabuar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për ta zbardhur të plota shkaqet e aksidentit.

Loading...
Loading...
Loading...