Loading...

Do bashkëpunoni për çdo gjë me partnerin dhe ne asnjë moment nuk do ju lindin probleme. Për beqaret do favorizohet me shume miqësia sesa dashuria. Për rrahje zemre duhet te presin ende.

DASHI
Çdo gjë do shkoje mire sot mes jush dhe atij qe keni ne krah. Debatet thuajse do mungojnë tërësisht dhe pozitiviteti do ju shoqërojë gjithë kohës. Beqaret duhet ta lënë veten sa me te lire dhe te dëgjojnë zemrën. Ajo nuk do i çojë ne rrugë te gabuar. Me shpenzimet duhet te bëni kujdes sepse situata ka filluar te ketë probleme. Po nuk morët masa qe tani do keni tronditje te forta.

DEMI
Dite shume komplekse do jete kjo për gjithë ata qe kane një lidhje. Here pas here debatet mund te zgjerohen tej mase dhe do ju duket sikur do bini ne depresion. Beqaret nuk do kenë aspak kuraje për t’ia shprehur pëlqimin dikujt dhe do vazhdojnë te mbeten te vetmuar. Për fat te mire Jupiteri do ketë ndikim pozitiv tek financat dhe do ua mbaje ato te stabilizuara.

BINJAKET
Plutoni do ju ndihmoje te keni një dite te mbushur me gëzim e harmoni sot. Gjate gjithë kohës do përjetoni emocione te forta dhe do e dashuroni me tepër jetën. Beqaret do kenë konflikte te vazhdueshme me disa persona dhe as nuk do e kenë mendjen për te menduar për dashurinë. Sektori i financave, për pjesën me te madhe do jete delikat. Gjithsesi po morët masa edhe mund ta stabilizoni gjendjen.

GAFORRJA
Sot do keni mosmarrëveshje te shumta me partnerin tuaj dhe asnjeri prej jush nuk do hape rruge. Nëse nuk reflektoni dhe nuk vendosni te diskutoni qetësisht gjerat mes jush do përkeqësohen edhe me shume. Beqaret mund te njihen me persona te huaj gjate takimeve te punës. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por ne vend qe te alarmohen, me mire merrni masa strikte.

LUANI
Gjate kësaj dite do jeni me te hapur ndaj atij qe keni ne krah dhe me te gatshëm për te bashkëpunuar për gjithçka. Debatet e forta thuajse do shterojnë për ju. Beqaret do jene ne konflikt me veten nëse duhet te dalin neper takime apo jo. Sektori i financave nuk do ketë asnjë ndikim te drejtpërdrejtë nga yjet, kështu qe për te mbajtur sa me gjate ekuilibrin duhet te tregoheni gjithmonë te matur.

VIRGJERESHA
Sot do jete një dite fantastike për ju te dashuruarit. Do ndiheni si mbi re ne krahët e partnerit dhe nuk do kërkoni asgjë me tepër nga yjet. Beqaret gjithashtu do realizojnë disa takime te bukura dhe emocionet do i pushtoje. Ka mundësi qe edhe për ta te filloje një tjetër kapitull. Financat do jene paksa delikate, por te afërmit nuk kane për t’iu lëne ne balte për asnjë moment.

PESHORJA
Klima ne jetën tuaj ne çift do filloje te ngrohet tej mase sot. Kjo do beje qe ju te flisni sa me lirshëm dhe te kuptoheni me se miri me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do preferojnë te bëjnë asnjë ndryshim ne jetën e tyre sentimentale dhe do kenë një dite rutine. Për financat dita ka për te qene shume e sikletshme. Gjendja do jete e vështirë dhe mezi do arrini te kryeni shpenzimet e nevojshme.

AKREPI
Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e qete gjate kësaj dite dhe zënkat me partnerin do jene te shpeshta. E mira do jete te uleni dhe te flisni për disa minuta qetësisht. Vetëm kështu do sqaroheni. Beqaret do kenë një dite tejet intensive dhe te mbushur me takime. Financat mbajini te stabilizuara sa me shume sepse shume shpejt do keni nevoje për shuma me te mëdha.

SHIGJETARI
Yjet do sjellin vetëm kënaqësi dhe emocione sot për juve qe jeni ne një lidhje. Do ndiheni mire ne çdo moment dhe nuk do doni te keni asnjë ndryshim. Beqaret do kenë veçse disa flirtime me dike, asgjë me tepër sesa kaq. Do ju duhet te presin ende disa kohe për ndryshimet e ëndërruara. Ne planin financiar do i keni idetë shume te qarta për hapat qe duhet te hidhni.

BRICJAPI
Sot do gjeni argumente te forta ju te dashuruarit qe partneri te mos ju kritikoje për asgjë. Nga ana tjetër do mundoheni ta dashuroni atë me më shume pasion dhe do e përkëdhelni gjithë kohës. Beqaret do bëjnë mire te mos krijojnë iluzione te mëdha sepse mund te zhgënjehen. Financat kane për te qene tej mase te trazuara kështu qe ulni ne minimum shpenzimet.

UJORI
Dite shume e rëndësishme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do jete e jashtëzakonshme dhe emocionet nuk do kenë te ndalur. Beqaret nuk do vuajnë me nga vetmia sepse jeta do ju marre një tjetër drejtim. Situatën financiare do e keni vete ne dore. Filloni te ecni me strategji sepse po shpenzuat kuturu do keni probleme edhe me serioze.

PESHQIT
Dite shume pozitive ka për te qene kjo e sotmja për ju qe keni një lidhje afatgjate. Do bashkëpunoni për çdo gjë me partnerin dhe ne asnjë moment nuk do ju lindin probleme. Për beqaret do favorizohet me shume miqësia sesa dashuria. Për rrahje zemre duhet te presin ende. Ne planin financiar do keni besim te plote tek vetja dhe do dini ta mbani situatën nen kontroll.

Loading...
Loading...
Loading...