Loading...

Fqinjët e familjes Liçi në Elbasan, ku burrë e grua humbën jetën të asfiksuar nga rrjedhja e gazit, shprehen se janë të shokuar nga kjo ngjarje. Ata thonë se gruaja ishte e sëmurë, ndërsa sipas policisë dyshohet se burri ka hapur gazin qëllimisht.

Fqinjët e çiftit nga fshati Gjergjan i Elbasanit të cilët u gjetën të asfiksuar në banesë nga rrjedhja e bombolës së gazit, ndërkohë që ngjarja dyshohet si vetëvrasje, shprehen se janë të shokuar nga ajo që ka ndodhur.

Banesat ndodhen vetëm pak metra larg njëra-tjetrës dhe në momentin kur ata kanë parë të mbërrijë policia, janë shokuar. Ata shprehen se burrë e grua, Shyqyri (Vasil) Liçi 65 vjeç dhe Sabire Liçi, 60 vjeçe jetonin vetëm, pasi fëmijët e tyre ndodhen jashtë vendit. Fqinjët pohojnë gjithashtu se gruaja prej dy vitesh ishte e sëmurë, çka përforcon edhe dyshimin e policisë se hapja e gazit brenda në dhomë ka qenë e qëllimshme.

Na thanë që janë helmuar nga bombola e gazit, por sesi ka ndodhur nuk dimë gjë. Marrëdhëniet me fqinjët kanë qenë shumë të mira, s’kanë pas probleme. Me fëmijët nuk e di si i kanë pasur marrëdhëniet. S’kam ç’a të them.

U habitëm kur e morëm vesh. Burrin e zuri gjumi mbrëmë dhe u habitëm kur pamë që erdhi policia, nuk e dimë se nga erdhi. Mendja në kapërcen ndonjëherë. Fëmijët i ka të larguar.

I kemi njohur për njerëz jashtëzakonisht të mirë, si i ndjeri ashtu edhe e shoqja. Kemi respekt. I përcjellim sot me dhimbje. Nuk dyshojmë për asgjë të keqe. Bashkëshortja ka qenë e sëmurë, ka nja dy vite, kurse ky vetë i shërbente. Madje kohët e fundit mori edhe dikë që iu shërbente në shtëpi.

Loading...
Loading...
Loading...