Loading...

Mbase në ndonjë moment të jetës suaj, kur nuk keni pasur se për çfarë të mendoni e keni elaboruar me veten kuptimin e shkronjës “i” tek iPhone. Në disa raste kjo mund të përkthehet edhe si telefoni im, por sigurisht që gjeniu Steve Jobs e ka menduar më thellë se aq.

Në 1998-ën, kohë kur është lançuar edhe iMac, ai u shpreh se kompania e tij ka për synim të ofrojë pajisje të cilat do të lidhin personat nëpër botë me internet. Kjo do të thotë që “i” tregon pikërisht se me këto pajisje njerëzit mund të lidhen me internetin.

Mirëpo Jobs ishte shumë më vizionar. Sipas tij “i” merrte dhe të tjera kuptime siç mund të jenë : iIndividual, instruct-udhëzim, inform-informim dhe inspire-inspirim.

Ka qenë pikërisht ky njeri larpamës që i hapi rrugë me idetë e tij një prej kompanive më të suksesshme në prodhimin e paisjeve si telefona celularë, kompjutera apo tablet.

Loading...
Loading...
Loading...