Loading...


Që nga përfundimi i sezonit të “Dua të të bëj të lumtur”, moderatorja Arbana Osmani ka shkuar sa në një vend të botës në një tjetër me pushime.

Mirëpo duket se tashmë është kthyer në Shqipëri dhe ka shkruar drejt Gjirit të Lalzit.

Moderatorja ka drekuar me Ardit Gjebrean e Tv Klan dhe me familjen e tij që ndodhen prej disa ditësh në Lalëz.

Ka qenë vetë Arbana që ka publikuar një foto me familjen Gjebrea.

“Drekë e bukur me këtë familje të bukur”, shkruante ajo, ndërsa këtë foto e ka ripostuar edhe Arditi, i cili i thotë se kaluan bukur së bashku.

Mirëpo këtu nisin dyshimet e para për një kalim të moderatores në Tv Klan.

Pas një sherri të bujshëm me drejtorin e Top Channel Ben Blushin, u tha se Arbana do të largohej përfundimisht nga Top Channel, televizioni ku u rrit dhe u bë e famshme.

Disa zëra deklaruan për mediat se moderatorja shumë e dashur për publikun vendosi të mos largohej nga Top Channel deri në përfundim të sezonit televiziv, por tashmë mund të ketë një kalim në Tv Klan.

Pritet për t’u parë në vazhdim si dhe një konfirmim nga vetë Osmani apo Gjebrea.

Loading...
Loading...
Loading...