Loading...

Doli për të bërë foto pasi u mahnit nga bukuritë natyrore të luginës së Shkumbinit, por benzi merr përpara turitin ukrainas.
Ngjarja ndodhi në afërsi të Xibrakës.
V.B. rreth 35 vjeç me banim në Ukrainë, kishte ardhur me pushime në Shqipëri dhe po lëvizte me mjetin e tij tip rulot. Por i ka tërhequr vëmendjen peisazhi i bukur shkëmbor dhe me pyje midis Xibrakës dhe Mirakës dhe ai ka dalë që të bëjë një selvje me aparatin e tij.
Por ka qenë krejt i pavëmendshëm dhe i ka dalë përpara aksidentalisht automjetit tip Benz të drejtuar nga A.O., 24 vjeç, banues në Elbasan.
24 vjeçari nga Elbasani ka manovruar duke rrezikuar edhe jetën e tij pasi mjeti ka përfunduar në kanal vetëm për të shmangur përplasjen me turistin e pavëmendshëm. Turisti ka marrë disa plagë dhe është dërguar në spital e ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani mendohet se shkak i aksidentit ka qenë një pavëmendje e turistit ukrainas.
Megjithatë po punohet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Loading...
Loading...
Loading...