Loading...

Një shqiptar është dëmtuar rëndë në trup, pasi ra nga pema duke kapur një tullumbace.

ITALI- Një shqiptar është dëmtuar rëndë në trup, pasi ra nga pema duke kapur një tullumbace. Sipas mediave italiane, aksidenti ka ndodhur dje në parkun Brenta Viva në Fontaniva, në provincën e Padovës. 41-vjeçari hipi në degën e pemës, ku kishte ngecur tullumbaci.

Ai po mbahej në degën e pemës rreth tre metra lartësi. Ai menjëherë u dërgua në spitalin e Padova, ku është akoma i shtruar me fraktura të shumta. Shqiptari nuk është në rrezik për jetën.

Loading...
Loading...
Loading...