Loading...

Një gomar i quajtur Derrick pritet që së shpejti të shpallet si gomari më i madh në botë.

Derrick jeton në një strehë kafshësh në Britaninë e Madhe dhe thuhet të jetë rreth 1.7 metra i gjatë.

Edhe pse është goxha gjigant, Derrick pritet që të rritet akoma më shumë. Ai i përket racës American Mammoth Jackstock, një nga llojet më të mëdhenj të gomerëve.

Rekordi aktual botëror mbahet nga Romulus në Teksas, USA, dhe është 1.72 metra i gjatë.

Pronari i strehës së kafshëve, Tracy Garton u shpreh:

Ai ka qenë gjithmonë i madh, ishte i madh kur lindi. Vazhdon ende të rritet, rritja e tyre ndalon kur të arrijnë në moshën 7-vjeçare.”
Burimi: Mirror| joq.al

Loading...
Loading...
Loading...