Loading...

Kryetari i Shoqatës Patriotike Çamëria, Dritan Sejko në një deklaratë për media, përgëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, për emërtimin e sheshit “Çamëria” në Bulevardin e Ri të Tiranës dhe tha se një gjë e tillë vjen pas një përpjekje të gjatë.

Sipas tij, ky vendim është mbajta e premtimit të dhënë që në 2015.

DEKLARATA E PLOTE
Shoqata Patriotike “Çamëria” përgëzon vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, për emërtimin e sheshit “Çamëria” në Bulevardin e Ri të Tiranës.
Kërkesa e kahershme e Shoqatës Patriotike “Çamëria”, që kryeqyteti të kishte një shesh me emrin e Çamërisë, trevës martire të shqiptarëve, ishte një detyrim kombëtar.
U desh këmbëngulja e Shoqatës Patriotike Çamëria dhe anëtarit të Këshillit Bashkiak,të PDIU-së, zotit Arjan Çukaj, që pas 4 vitesh, Bashkia e Tiranës të realizonte premtimin e dhënë që në muajin qershor të 2015-të.
Shqiptarët e Çamërisë të vendosur në qytetin e Tiranës, pas shpërnguljes me dhunë në vitin 1944-1945, jetojnë prej 75 vjetësh me bashkëqytetarët e tjerë të kryeqytetit, duke ndërtuar bashkë në harmoni jetën e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve.
Ne jemi pjesë e kontributeve të këtij qyteti, gjatë tërë këtyre viteve.
Tragjedia e ndodhur mbi popullsinë tonë të pafajshme, kontributi që bijtë dhe bijat e krahinës së Çamërisë kanë sjellë në tërë historinë tonë kombëtare, meritojnë të njihen dhe vlerësohen nga të gjithë.
Vendosja e emërtimit të Sheshit Çamëria, në kohën në të cilën po kalojmë sot, mes kalvareve të pafundme të lojrave politike është arritje falë këmbënguljes së madhe të Shoqates Patriotike Çamëria, një domethënie e madhe për ne, sepse sot është koha për Çamërinë.
Kohët e fundit, politika ka tentuar ta vendosi Çamërinë në sirtarin e harresës.
Kemi kuptuar, që beteja jonë nuk është vetëm me Greqinë, por edhe me disa politikanë në Shqipëri, të cilët po përpiqen të godasin çështjen çame.
Por ne nuk do të lejojmë, që çështja e shqiptarëve të Çamërisë të harrohet. Ndaj vendosja e emërtimit të sheshit “Çamëria”, është sot një hap i yni, që Çamëria dhe shqiptarët e çamërisë janë gjallë dhe në këmbë.
Çamëria është e gjallë, sepse nga sot do të ketë një kujtesë të re për zemrat e çdo shqiptari, i vjetër apo ri.
75 vjet më parë shqiptarët e çamërisë u masakruan nga shovinistët grekë, ku u sakrifikua treva jonë martire.
27 qershori është dita e përkujtimit të masakrave në çamëri, ku NE çdo vit, përkujtojmë të parët tanë.
Edhe këtë në vit, ftojmë të gjithë shqiptarët të marrin pjesë pelegrinazhin e përvitshëm në Qafë-Botë dhe në varrezat Monumentale të Kllogjerit, në Konispol.
Çamëria nuk harron!
Ne nuk harrojmë!
Sot është koha për Çamërinë!
Faleminderit

(BalkanWeb)

Loading...
Loading...
Loading...