Loading...

Ish-mesfushori holandez Andy van der Meyde, ishte një nga lojtarët më të kërkuar në Europë në rininë e tij. Ai e nisi karrierën te Ajaksi, teksa më pas u transferua te Tuentja dhe Interin.

Me zikaltërit Andy van der Meyden u aktivizua 32 takime gjatë sezoneve 2003-2005, teksa më pas karriera e tij mori tatepjetën për shkak të sjelljeve joprofesionisteve dhe veseve të shumta, kryesisht konsumimi i kokainës, alkollit dhe seksit me prostituta.

Holandezi fajson klubin e Evertonit për shkatërrimin e karrierës të tij, teksa e cilëson skuadrën nga Liverpuli si një klub m***. Van der Mejden nuk nguron të këshillojë patriotin e tij, El Ghazi, i cili aktiviziohet te Aston Vila që të mos transferohet te blutë pas do ta shkatërrojnë.

“Mos e bëjë atë, mos shkoni te Evertoni. Është një klub m***, mos shkoni kurrë atje, do t’ju shkatërrojë. Ja më shikoni mua”, ishte mesazhi i 40-vjeçarit për El Ghazin.

Kujtojmë që holandezi qëndroi te Evertoni për plot 4 sezone. Në fund të qëndrimit të tij në Angli, ai jetoi mjaft i frikësuar. Droga, alkooli dhe seksi me prostituta ishin jeta e tij e përditshme, deri sa gruaja dhe fëmijët e lanë ish-mesfushorin, i cili më pas kaloi në një fazë depresioni.

Loading...
Loading...
Loading...