Loading...

 
bateria iphoneDeri më tani është thënë se lënia e celularit në karkim gjatë natës dëmton baterinë e tij. Madje mund të ketë edhe qarqe të shkurtër.  Argumenti i sjellë ishte se ta lësh celularin në rrymë kur ajo është e mbushur 100%, e mban baterinë në stres dhe në një gjendje të tensionit të lartë, duke e dëmtuar atë.

Inxhinieri i teknologjisë Jesse Hollington nuk mendon ashtu. “Ta lësh iPhone-in për t’u mbushur gjatë tërë natës nuk e dëmton aspak baterinë e tij. Çdo pajisje që ka bateri prej litiumi e ndalon vetë mbushjen kur bateria mbushet 100%”, tha ai.

Në thelb, bateria e një celulari të mençur është po aq e mençur se edhe vetë celulari.

Dhe Apple, Samsung dhe kompanitë e tjera të njohura të teknologjisë, përdorin pikërisht bateri të tilla. Ndaj nëse zotëroni këtë teknologji mos u shqetësoni. Infoelbasani

Loading...
Loading...
Loading...