Loading...

Ka nisur zierja e rakisë. Por edhe ky zanat ka të papriturat e tij.
Një shtetas nga Dumreja ka përfunduar në urgjencën e qendrës spitalore pasi ka kapërdirë një gllënjkë raki e njohur si “ballë kazani”.
AH. Ka qenë duke zierë raki kumbulle në shtëpinë e tij dhe nga kurioziteti për të provuar se si po i del me gradacionin ka hedhur në gojë pikat e para të saj të rëna në gotë. Por fill pas kësaj i ka ndodhur “gjëma”. Atë e ka kapur një kollë e fortë që i ka marrë frymën, e madje ka rënë pa ndjenja në oborr.
Familjarët e kanë nisur për në spital pasi ai nuk e ka marrë më veten plus që ka pasur shtërngime në gjoks.
Sipas mjekëve pacienti ka kapërdirë pa dashje një gllënjkë me raki të fortë e cila i ka irrituar rrugët e frymëmarrjes dhe ka rrezikuar që ta asfiksojë. Sipas tyre nuk përjashtohet mundësia që veç gradacionit të rakisë ndikim të kenë pasur edhe kazani i pa kallajisur, ose mbetjet e ndryshme helmuese që kanë lidhje me pesticidet që përdoren sot.
Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se edhe herë të tjera kanë pasur raste të asfiksisë për shkak të gëlltitjes së rakisë “ballë kazani”.

Loading...
Loading...
Loading...