Loading...

Marrdhëniet prindër fëmijë janë një temë mjaft e diskutuar dhe ka të bëjë e shumë faktorë. Por ajo që i dallon familjet shqiptare ka të bëjë me dy-tre faktorë themelorë të cilat kanë të bëjnë me të shkuarën patriakale, me tipin sanguin të shqiptarëve, mungesën e një kulture bashkëbisedimi dhe faktorët ekonomikë e socialë.
Shpesh këto raporte janë të tensionuara dhe përfundojnë në konflikte të ashpra deri në përleshje, plagosje e madje edhe në vrasje.
Të gjitha këto marrdhënie kanë të bëjnë më pas me formimin e fëmijëve që manifestohen deri në fund të jetës së tyre.
Një histori tipike vjen nga një fshat i Dumresë për një djalë adoleshent i cili pasi ka bërë një faj padashje në shtëpi, është ndëshkuar nga i ati i cili madje e ka përzënë. Por për pak e gjithë kjo ka dashur të kthehet në tragjedi.
Ja çfarë shkruan një qytetar nga kjo zonë. Po e botojmë si është mesazhin:
Prshnetje. Un jam nga nji fshat i dumrese. Nuk po e them se e kuptojnjn menjiher se per cfar behet fjal.
Historin ma tregoi djali im. Behet fjal per nji djal ne fshatin tone qe vetem zoti e ruajti. Para disa ditsh ai kish thyr padashje televizorin e shpis. Pas kesaj vjen i ati dhe e rreh vence. Plus ksaj e perze nga shpia. Djali vetem 13 vjec ka flejt jasht se ai nuk ka lan as pjestrt e familjes ta marrin. Ja kishte tregu cunit tim historine dhe i kishte then se at nat kishte tentu me u mbyt ne liqen ose me u vetvrta nga merzitja. Me erdh keq se esht djal i mir. Ata si familje nuk jan mir ng gjendja ekonmike por jo per nji televizor te vrasesh fmine. Do ja them ja dy fjale kur ta takoj se sme rrihet.

Loading...
loading...
Loading...