Loading...
Loading...

 

Ekzistojnë mjaft histori urbane me të cilat ne ndeshemi përditë. Duken si gjëra të rëndomta, por shpesh na kushtojnë aq shumë sa nuk e marrim me mend. Dhe mjafton një pakujdesi e vogël e mundi i një viti për shembull mund të shkojë dëm.

Shpesh histori të tilla nuk janë të denja për publikim. Por deri sa ekzistojnë e përcjellin një mesazh gjithsesi.

E tillë është edhe historia që na shkruan një i ri nga një fshat i Belshit. Duke pasur rezerva në vërtetësinë e saj, gjithsesi ne po e publikojmë. Fundja edhe më parë kemi dëgjuar që ngjarje të tilla të jenë realitet.

Përshëndetje. Jam nga Dragoti. Para disa ditësh dëgjova një histori sa për të qesh dhe për të qarë nga fshati ynë. Një banor i fshatit ka vrarë maçokun pse kishte thyer një enë ku ai kishte fshehur lekët. Ne mësuam që ishin Euro pasi ka një djalë në emigracion.

Pasi kishte thyer qypin, maçoku i kishte bërë lekët fërtele duke i grisur. Nuk e di mirë shumën por thanë që i kishte gris ja 2-3 mijë Euro. I tërbuar nga kjo gjë, fshatari ynë e rrahu macen e gjorë dhe e flaku andej nga përroi. Nuk di në është gjallë apo ngordhi. E kshu mos i mbani lekët në shpi se do jua haj miu ose grisi maçoku. Ose edhe ju zënë myk. Unë për vete po të kisha do i kisha kyç me kasafortë e jo të mi hajnë macet e minjtë.

Foto ilustruese

Loading...