Loading...

Kohët e fundit bashkia Belsh është duke kryer investime në rrjetin e ujsjellsave në disa fshatra të Dumresë.
Furnizimi me ujë të pijshëm i të gjithë banorëve të zonës është një nga objektivat themelorë të kësaj bashkie. Ky objektiv është bërë i ditur edhe gjatë takimeve me banorët e zonës.
Uji i pijshëm konsiderohet si “flori” për Dumrenë pasi kjo trevë është e njohur për motin e thatë dhe temperaturat e larta që e karakterizojnë.
Në njoftimin e fundit bashkia Belsh tregon se çfarë është duke bërë këto ditë dhe bën komentin epik.
Lexojeni vetë çfarë shkruan bashkia:
Pa humbur kohë dhe direkt pas inagurimit të linjës kryesore Belsh -Çepë, vazhdon puna e UK-Belsh me mjetin e Bashkisë Belsh për të zëvendësuar rreth 1200 metër linear tub të amortizuar në hyrje të fshatit Fierzë. Me anë të kësaj ndërhyrjeje synohet shmangia e humbjeve të shumta në këtë segment si dhe zgjatja e mëtejshme e orarit të furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e Njësisë Administrative Fierzë.
P.S : Zgjedhjet kanë përfunduar, ne i mbajmë premtimet dhe zotimet tona.

Loading...
Loading...
Loading...