Loading...

Dy aksidente automobilistike Brenda një ore kanë ndodhur sot paradite në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Një aksident me pasojë përplasjen e dy automjeteve ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit” ndërsa aksidenti tjetër ka ndodhur në Urën e trenit në fshatin Xibrakë.
Të dy këto segmente njihen si mjaft të rrezikshme ku kanë ndodhur edhe më parë shumë aksidente me pasoja për jetën e qytetarëve.
Ende nuk ka njoftime për numrin e të plagosurve, ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka kryer veprimet proceduriale.

Loading...
Loading...
Loading...