Loading...

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:

•A.M., 39 vjeç banues në Elbasan. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Cërrik

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Cërrik, arrestuan në flagrancë shtetasin:

• V. S., 61 vjeç, banues në Cërrik. Arrestimi i tij u bë pasi në ambjentet e punës dyshohet se i ka vjedhur një sasi lekësh shtetasit D.K.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Vjedhja”.

Loading...
Loading...
Loading...