Loading...

Burrat që ndodheshin aty e shkelmojnë dhe shtypin Dinesh derisa ai shtrihet në dysheme dhe më pas ai arrestohet pasi poligamia ishte e jashtëligjshme në Indi në vitin 1956 për të gjithë qytetarët hindu.

INDI- Një burrë indian është rrahur nga dy gratë e tij pasi kërkoi të martohej në mënyrë të paligjshme me një grua të tretë.

S. Aravind, i njohur si Dinesh u martua për herë të parë në vitin 2016 dhe vendosi të martohej me një grua të dytë në fillim të këtij viti.

Sipas Daily Mail, mediat lokale kanë raportuar se Dinesh kishte abuzuar fizikisht me të dy bashkëshortet e tij, duke bërë që të dy të ktheheshin të jetonin me prindërit e tyre.

Kur ato mësuan për planin e Dinesh që donte të martohej me një grua të tretë ata vendosën të ndërmarrin veprime.

Video nga shteti jugor Tamil Nadu tregon njërën nga gratë e Dinesh duke vrapuar drejt burrit dhe duke e rrahur dhe më pas gruaja tjetër gjithashtu fillon të godasë burrin.

Më pas burrat që ndodheshin aty e shkelmojnë dhe shtypin Dinesh derisa ai shtrihet në dysheme. Më pas ai arrestohet pasi poligamia ishte e jashtëligjshme në Indi në vitin 1956 për të gjithë qytetarët hindu, megjithatë myslimanët ende lejohen ligjërisht të kenë më shaumë se një grua.

Loading...
Loading...
Loading...