Loading...

Fituese e Eurovizion 2019 u shpall Holanda me këngën “Arcade” e kënduar nga këngëtari Duncan Laurence. Në vendin e dytë u radhit Italia me këngën “Soldi” të kënduar nga këngëtari Mahmood dhe vendin e tretë e mban Rusia me këngën “Scream” e kënduar nga Sergey Lazarev.

Me votat e jurive profesioniste Shqipëria u radhit në vendin e 18-të ndërsa nga votat e publikut mori 47 pikë duke qëndruar kështu sërish në vendin e 18-të.

Këngëtarja Jonida Maliqi, gjatë prezencës së saj në Eurovizion ka marrë edhe kritika. Këto kritika kanë lidhje më së shumti me nivelin e saj të anglishtes.

Mesa duket kritikat nuk kanë mbaruar dhe nuk kanë mjaftuar vetëm me ditët e Festivalit, e kjo pasi rrjeti e ka ironizuar keq Jonidën. Një video e publikuar sot, e cila është bërë edhe virale, shihen dy vajza afërsisht 11 vjeçe të cilat kanë ironizuar këngëtaren Jonida Maliqi.

Kjo duket edhe nga gjestet që dy vajzat bëjnë. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme.

Loading...
loading...
Loading...