Loading...

Pika-kufitare-Morine-Kukes

Dyndje e kosovarëve drejt Shqipërisë. Mijëra kosovarë janë nisur drejt Shqipërisë për të pushuar. Për shkak të ngarkesës së madhe në piken kufitare të Morinës në Kukës është duke u punuar me procedurë të përshpejtuar.

Fluksi ka nisur që në orën 3 të mëngjesit. Këtë të shtunë dogana e Morines po kalon fundjavën më të ngarkuar të këtij sezoni.

Pas përfundimit të muajit të Ramazanit shtetasit nga Kosova i janë drejtuar plazheve te vendit tone për të nisur pushimet verore.

Deri në mesdite numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri i kaloi 10 mijë vetë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se fluks ka pasur edhe në mallra. Në hyrje të Shqipërisë janë regjistruar 98 kamionë të transportit të mallrave deri në orët e paradites, ndërsa në dalje drejt Kosovës 187.

Marrëveshja e nënshkruar nga krerët e policive të dy vendeve tre ditë më parë në Vërmicë ka nisur së zbatuari.

Në Morinë janë disklokuar policia e e Kosovës dhe Shqipërisë që bëjnë kontrollin e përbashkët. Ngarkesa është e papërballueshme ndaj është ndjekur procedura e përshpejtuar.

Loading...
Loading...
Loading...