Loading...

Një ngjarje që mund të cilësohet si e pazakontë ka ndodhur në Britani të Madhe. Një tradhti me karakter pasionant ka ndodhur mes një çifti dhe çudia ishte kur bashkëshortja 24-vjeçare zbuloi se burri i saj 26-vjeçar e tradhtonte me gra të moshuara.

Ajo i ishte drejtuar një kompanie private hetimesh, pasi kishte nisur të kishte dyshime mbi sjelljen e bashkëshortit të saj.

Detektivët e gjurmuan djalin dhe më pas e gjetën atë në dhomë hoteli me një 72-vjeçare, 100 km larg shtëpisë ku ai jetonte me bashkëshorten e tij.

E reja e cila ka dëshiruar të mbetet anonime, ka rrëfyer për Birmingham Live:

Ikte papritur dhe nuk gjendej. Nuk flisnim kurrë dhe shpesh më thoste se duhej të qëndronte në punë deri vonë apo të dilte për çështje pune gjithmonë. Nuk doja ta besoja. U ndjeva edhe fajtore, nuk arrija dot të kuptoja çfarë po dëgjoja dhe shihja. Kur pashë filmimin pashë kush ishte ajo grua…”

Loading...
Loading...
Loading...