Loading...

 

Nga janari 2014 deri në shtator 2015, plot 21 muaj në burg për një shtetas shqiptar në Itali, i cili fitoi lirinë si dhe një dëmshpërblim prej 150 mijë eurosh nga shteti italian për burgosjen e padrejtë.

Protagonisti i historisë quhet Arjan Llanaj, qytetar shqiptar, 46 vjeç. Fitoi lirinë pas vendimit të gjykatës së Frosinones, ndërkohë që prokurori kishte kërkuar për të tetë vjet burg e 120 mijë euro gjobë. Ai nisi një tjetër betejë, në Gjykatën e Apelit në Romë, për t’iu njohur dëmet e pësuara nga një periudhë e gjatë pas hekurave, kaluar padrejtësisht.

 

Tani është kthyer në Shqipëri ku ka rinisur punën si shofer.

Aventura fatkeqe e Llanajt nisi kur u ndalua teksa ishte në drejtimin e një kamioni që transportonte një bllok mermeri me lartësi 2.85 metri e gjerësi 2.10.

Brenda masës së gurtë, por vetëm pas ndërhyrjes së zjarrfikësve që përdorën një vinç, u zbuluan 670 kile marijuanë.

Llanja gjithmonë këmbnguli se ishte pajtuar si shofer pa e ditur se cili ishte pajtuesi. Shpjegoi se kishte ndjekur udhëzimet, sipas të cilave ngarkesa, formalisht e destinuar për në Genova, u “devijua” për në Romë. Aty, me një teletonatë i kishin thënë ta shkarkonte në Ferentino. Në Ciociaria ngarkesa u interceptua nga policia. Vijuan pesë arrestime dhe dënimi për të gjithë. Llanaj u deklarua gjithmonë i pavetëdijshëm për mallin e transportuar.

Gjatë procesit, mbrojtja u mbështet te vetëm tri telefonatat që ishin bërë me shoferin që kishte qenë vetëm zgjedhja e tretë e bandës, pasi dy të parët që ishin zgjedhur kishin hequr dorë. Për më tepër, pikërisht për të treguar distancën midis organizatorëve të trafikut dhe shoferit ishin një seri epitetesh vulgare, të interceptuar nga përgjimet, me të cilët të arrestuarit i referoheshin shoferit. Duke folur për të, e tregonin si “ai i herës tjetër”dhe jo si “miku ynë”. Tjetër tregues, sipas mbrojtjes, të mosdijenisë së Llanajt për aktivitetin kriminal.

© SYRI.net

 

Loading...
loading...