Loading...
Agim Cana, babai i ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana është president i ri i klubit të Vllazënimit të Gjakovës. Prej ditësh po përflitej për një takim drejtuesve aktualtë të klubit të Vëllazënimit në Kosovë dhe Agim Canës, ndërsa sot, mediat kosovare shkruajnë se marrëveshja u arrit.
Palët janë takuar dhe duket se kanë gjetur akordin që Agim Cana të bëhet aksioneri kryesor i klubit të vendlindjes së tyre.
Në takim kanë marrë pjesë presidenti aktual i klubit, Shkëlzën Gashi dhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Ky është një lajm shumë i mirë për tifozët e klubit, pasi ekipi ka qenë prej kohësh në vështirësi ekonomike dhe tashmë do ketë shansin të ngrihet në elitën e futbollit kosovar.
Loading...
loading...