Loading...

 

Eshtë konfirmuar zyrtarisht që ka dhënë dorëheqje të parevokueshme një nga drejtoreshat me performancën më të mirë të Qeverisë Rama 2 në Qarkun e Elbasanit.Bëhet fjalë për zj.Luiza Popja e cila u emërua në detyrën e Drejtores së DRSHRR Elbasan në 12 Tetor 2017 pas një përvoje 15 vjeçare si Juriste dhe shefe e burimeve njerëzore në këtë ndërmarrje .

Zj.Popja e cilësuar si një nga më të suksesshmet në historinë e drejtimit të kësaj ndërmarrje njihet jo vetëm si një nga figurat e rëndësishme të PS në Elbasan dhe aktualisht është këshilltare e kësaj force politike në Bashkinë e Elbasanit dhe pedagoge e jashtme në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

Zj.Popja nuk ka dhënë shpjegime për dorëheqjen e papritur por rrethanat që e kanë çuar mbeten të paqarta pasi në mandatin e dytë të Qeverisjes së PS , emërimi i saj ishte i vetmi që bëhej nga brenda rradhëve të administratës së Ndërmarrjes në fjalë.Burime të besueshme konfirmojnë se zj.Popja edhe pse nga më të vlerësuarat në punën e saj , çuditërisht nuk është mbështetur as minimalisht nga Grupi i Deputetëve të PS për Elbasanin .

Ndërkaq asaj më herët u përfol se i ishte propozuar edhe posti i nënkryetares së Këshillit të Qarkut si dhe posti i një tjetër drejtorie në Elbasan dhe Tiranë të cilat i ka refuzuar dhe këtë mesjavë ka bërë edhe dorëheqjen nga posti që mbante .

Burime nga PS e Elbasanit konfirmuan se në këtë detyrë me propozim të kreut të Grupit Parlamentar është emëruar biznesmi i mirënjohur elbasanas Arben Asllani i cili së fundi mbante po një post të tillë në Ish Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës.

Loading...
Loading...
Loading...