Loading...

Mund t’ju duket e çuditshme, por një gjel është paditur në gjykatë pasi kënga e tij shqetësonte një çift në pension në ishullin francez të Oleronit.

Moris, kënga e hershme e mëngjesit e të cilit ka irrituar çiftin që ka një shtëpi pushimi në ishullin piktoresk, të cilët kanë ngritur edhe padi ndaj tij.

Vetë Moris dhe pala paditëse nuk ishin të pranishëm në seancën gjyqësore të mbajtur në qytezën perëndimore Roshfort, teksa para ndërtesës shumë banorë ishim mbledhur të protestonin.

Rasti ka tërhequr vëmendje jo vetëm sepse gjeli është një nga emblemat kombëtare të Francës, por edhe sepse padia është parë nga shumëkush si një sulm mbi jetën e fshatit.

Pronarja e Morisit, Korin Feso, që jeton në ishullin Oleron prej 35 vjetësh, thotë se ajo është detyruar ta mbyllë brenda shpendin e saj gjatë natës dhe të mbulojë strehën e tij me kartonë, në mënyrë që të bllokojë dritën dhe ai të mos këndojë, por nuk ka patur sukses.

“Nga 40 fqinjë që kemi ne, vetëm dy janë shqetësuar prej tij. Unë mendoj se gjykata duhet të thotë se fshati ka të drejtë të ketë zhurmat e tij. Ai këndon dhe unë mendoj se kjo është gjë shumë e mirë. Rroftë natyra!”, shprehet në banore.

Banorët pohojnë se “sot po paditet në gjykatë një gjel se këndon herët në mëngjes, po nesër mos do të çohen në gjyq edhe pulëbardhat apo era për zhurmën që bën…”

Tensionet mes banorëve lokalë dhe pronarëve të shtëpive të pushimit nuk janë diçka e re në Francën rurale, por rasti i Morisit është bërë i famshëm në të gjithë vendin.

Loading...
Loading...
Loading...