Loading...
Loading...

Qytetari e denoncon me VIDEO, gjobitet punonjësja e policisë në Tiranë

Një punonjëse e Policisë së Shtetit është gjobitur pas denoncimit të një qytetari.

Qytetari ka kërkuar dënimin e punonjëses pasi e ka filmuar duke duke shkelur rregullat e qarkullimit.

Punonjësja e policisë është gjobitur me 30 mijë lekë të vjetra për shkak se është konstatuar duke qarkulluar në korsinë e rezervuar për shërbim publik dhe duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Njoftimi i policisë:

Një qytetar denoncoi me video në adresën zyrtare të Policisë së Shtetit, një shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku drejtuesja e mjetit mbante veshur uniformë policie.

Policia Rrugore e ndëshkoi shkelësen e denoncuar, për faktin se është konstatuar duke qarkulluar në korsinë e rezervuar për shërbim publik dhe duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Policia e Shtetit falenderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin që tregojnë duke raportuar në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit në rrjetet sociale apo në Komisariatin Dixhital, shkelje të ndryshme.

Policia e Shtetit siguron ruajtjen e plotë të anonimatit, reagim të shpejtë, profesional e të paanshëm për cilindo që shkel ligjin. Përpara ligjit janë të gjithë të barabartë.

Bashkë për një ambjent sa më të sigurt!

Një qytetar denoncoi me video në adresën zyrtare të Policisë së Shtetit, një shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku drejtuesja e mjetit mbante veshur uniformë policie.Policia Rrugore e ndëshkoi shkelësen e denoncuar, për faktin se është konstatuar duke qarkulluar në korsinë e rezervuar për shërbim publik dhe duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit.Policia e Shtetit falenderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin që tregojnë duke raportuar në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit në rrjetet sociale apo në Komisariatin Dixhital, shkelje të ndryshme.Policia e Shtetit siguron ruajtjen e plotë të anonimatit, reagim të shpejtë, profesional e të paanshëm për cilindo që shkel ligjin. Përpara ligjit janë të gjithë të barabartë.Bashkë për një ambjent sa më të sigurt! #112PoliciaeShtetit

Publiée par Policia e Shtetit sur Dimanche 10 février 2019

Loading...
loading...
Loading...