Loading...

pica

Goli që i la Irlandës duket se do ti kushtojë mjaft shtrenjtë Italisë. “Të mos e hamë më picën italiane”, ky është slogani i këtyre orëve të fundit në Turqi. E gjithë kjo bëhet në shenjë hakmarrje për një kompromis të mundshëm të Italisë e cila bëri që Turqia të largohet nga Europiani. 

Italia me humbjen ndaj Irlandës nxori Turqinë jashtë Kampionatit Europian, ndërsa këta të fundit kanë shpërthyer jo vetëm nga kritikat por kanë vendosur mos konsumojnë produkte italiane.

Dhe në këtë mënyrë në një numër të madh mediash turke ka nisur një fushatë për të bojkotuar produktet italiane duke filluar nga picat.

Ne kemi qenë viktima të rregullores së UEFA-s dhe kjo formulë duhet të ndryshojë sa më shpejt”, shkruan ish-futbollisti i Kombëtares Ridvan Dilmen.

Loading...
Loading...
Loading...