Loading...

Shkumbini mund të cilësohet përfundimisht si “lumi i minuar”.  Reshjet e ditëve të fundit bënë që lumi të jetë mjaft i rrëmbyeshëm duke marrë përpara drurë, mbeturina, gurë, mbetje të ndryshme e gjithçka tjetër.

Tani që uji ka shteruar në breg kanë dalë “bëmat” e tij. Kështu veç rrozgave dhe mbeturinave të tjera gjenden edhe predha të vjetra të kalibreve të ndryshme, armë, municione e madje edhe antitank, transmeton infoelbasani.al.

Duket se ky arsenal ka qenë i varrosur thellë në shtratin e lumit, por tashmë që rryma qe e fortë dhe gërreu gjithçka ato dolën në sipërfaqe.

Edhe herë të tjera janë gjetur predha dhe municione në lumin Shkumbin në aksin Elbasan-Librazhd. Sipas specialistëve disa nga predhat i përkasin Luftës së Parë Botërore ndërsa të tjerat janë pasojë e vitit 1997.

Ende nuk dihet se çfarë është bërë me këto municione pasi mjaft shtetas rrezikojnë për ti çmontuar për ti marrë më pas bronxin bakrin apo pjesët metalike për ti shitur për skrap.

Shihni fotot e realizuara nga gazetari Agim Blloshmi. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...