Loading...

Nëna e tre fëmijëve e akuzuar për marrëdhënie seksuale me një djalë 15-vjeçar, pasi e çoi atë në një motel, u dënua me 4 vjet liri me kusht dhe 6 muaj arresti shtëpiak.

Lori Suggs, i cila është e martuar dhe ka një djalë adoleshent, shpërtheu në lot pas dënimit të saj, ndërsa i kërkoi falje familjes së vet dhe asaj të djalit.

Gjykatësi Thomas Beridon e quajti “grabitqare” 43-vjeçaren Suggs dhe urdhëroi që ajo të regjistrohej si shkelëse seksi për 25 vitet e ardhshme.

Suggs, nga Silverton, u përfshi në akte seksuale me një djalë adoleshent 15 vjeçar për 4 ditë në periudha të ndryshme mes gushtit dhe fundit të tetorit 2018.

Një nga ato “incidente” ndodhi në një motel, sipas dokumenteve të gjykatës.

Ajo u deklarua fajtor muajin e kaluar në katër akuza për sjellje të paligjshme seksuale me një të mitur, sipas Cincinnati Inquirer.

blob:https://uw-media.cincinnati.com/1a047d1a-f41d-4266-8d75-8d9e3c828ecf

Loading...
Loading...
Loading...