Loading...

Një e moshuar ka ndërruar jetën në Spitalin e Traumës pasi është rrëzuar në rrugën ‘Komuna e Parisit’. Policia e Tiranës kërkon ndihmë për identifikimin e gruas rreth 85 vjeç duke përshkruar disa detaje që mund të njihen nga njerëz të afërm të saj. E moshuara ka flokë të prera mesatarsisht dhe të thinjura, një shall të hedhur supeve me ornamente apo motive në ngjyrë të zezë, bezhë dhe kafe.

Njoftimi i policisë
Më datë 19.08.2019, në rrugën “Komuna e Parisit”, një shtetase e moshuar rreth 85 vjeçe, është rrëzuar vetë në rrugë e cila u dërgua menjëherë me autoambulancë pranë Spitalit të traumës në gjëndje të rëndë shëndetsore si shkak i dëmtimeve të marra nga rënia përdhe e cila treth orës 20:30, ka ndërruar jetë.
Është , rreth 85 vjeç, me flokë të prera mesatarisht dhe të thinjura, dhe ka një shall me ngjyra të hedhur mbi supe me ornamente, kryesisht me ngjyra të zeze, bezhë, dhe kafe.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të moshuarës pasi deri në këto momente nuk është paraqitur në morgun e spitalit ndonjë familjar i saj. Ju lutemi qytetarëve të informojnë në nr 112.

Loading...
Loading...
Loading...