Loading...

auto_screenshot_21480628235Habi në Bangladesh. Pavarësisht se për ne mund të duket si një çmenduri, fermeri Shailesh Dalbot u martua 45 vjet më parë me tezen e tij duke ndjekur traditën e tribusë Mandi. Si “pajë” tezja i dha për nuse vajzën e saj 7-vjeçare.

“Kjo do ta ndalojë atë të më tradhtojë”, deklaronte ajo.

Treshja duket se kanë kaluar një jetë të lumtur, të paktën kështu shprehet fermei nga Bangladeshi.

“Kanë qenë 45 vitet më të bukura të jetës sime”, rrëfen ai.

Shailesh priti deri sa vajza e tezes të mbushte 17 vjeç para se të kryente seks me të.

“Unë nuk e dija çfarë po ndodhte dhe vetëm kur arrita një moshë madhore kuptova që isha martuar, por për mua nuk ishte problem”, rrëfen Jellita tashmë 52-vjeçare.

Por kjo kulturë tashmë është shkatërruar dhe gjithë ndjekësit e kësaj tradite janë konvertuar në të krishterë duke respektuar rregullat e Zotit dhe të natyrës.

Loading...
Loading...
Loading...