Loading...

“Është me fat që është gjallë”, kirurgët heqin më shumë se 100 gozhdë nga stomaku i 43-vjeçarit

Mjekët në Indi kanë hequr më shumë se 100 gozhdë nga stomaku i një pacienti.

Gozhdët ndodheshin në stomakun e Bhola Shankar nga Bundi, Rajasthan, për të cilin mjekët theksuan se është me fat që është gjallë.

Të paktën 116 gozhdë hekuri, të cilat çuditërisht nuk i kishin shpuar stomakun, u hoqën nga trupi i 43-vjeçarit.

Ndërkohë që Bhola ndodhej në spital mjekët zbuluan se ai kishte qenë duke ngrënë copa të tjera metali duke përfshirë këtu edhe disa tela.

Pacienti, i cili thuhet të jetë skizofrenik, e kishte mbajtur vesin e tij për të ngrënë metale fshehur nga familjarët.

Burimi:Mail Online|joq.al

Loading...
loading...
Loading...