Loading...

Nga Elton Qyno

Nxjerrja e këtyre bisedave është bërë në mënyrë të qëllimshme nga një ose dy persona nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Këto persona kanë patur akses mbi disketat që përmbanin materialin me bisedat e përgjuara, duke i nxjerrë ato në media.

Hetimi i nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me nxjerjen e disketave me bisedat e përgjuara në dosjen me nr.339 dhe nr.184, ka përfunduar në Elbasan. Prej disa ditësh kjo prokurori ka marrë në dorëzim materialin e referuar nga Krimet e Rënda, me qëllim vijimin e mëtejshëm të hetimeve me qëllim zbulimin e personit që nxori në median gjermane BILD materialet audio, ku oficerë dhe prokurorë të krimeve të rënda kishin përgjuar bisedat telefonike mes trafikantëve dhe disa politikanëve si Vangjush Dako e deputetë të tjerë të PS, gjatë fushatës elektorale në Durrës dhe Dibër.

Vendimi për shpalljen e moskopetencës nga Krimet e Rënda dhe dërgimi i çështjes penale në Elbasan është marrë nga prokurorja Donika Prela, e cila ka argumentuar në vendim se hetimi i kësaj dosje nga Krimet e Rënda ka konflikt interesi, pasi personat që dyshohet se mund të kenë nxjerrë aktet hetimore në media, janë punonjës të Krimeve të Rënda. Me qëllim shuarjen e çdo dyshimi mbi objektivitetin e hetimit, çështja i ka kaluar pak ditë më parë prokurorisë së Elbasanit, e cila në ditët në vijim do të kryejë një sërë veprimesh hetimore, me qëllim zbulimin e spiunit që nxori në median Gjermane dhe publik disketat me dhjetëra përgjime telefonike, ku ishin të përfshirë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kryeministri I vendit Edi Rama, ish-ministri Damian Gjiknuri, kryebashkiaku i Durrës Vangjush Dako, disa deputetë të Shijakut dhe kryebashkiaku i Shijakut, Ymer Lala i Peshkopisë, Astrit Avdyli,Xhemal Qefalia dhe shumë zyrtarë të tjerë në nivel drejtorish.

Nxjerrja e këtyre bisedave është bërë në mënyrë të qëllimshme nga një ose dy persona nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Këto persona kanë patur akses mbi disketat që përmbanin materialin me bisedat e përgjuara, duke i nxjerrë ato në media. Dosja 339,që flet për trafikun e heroinës dhe blerjen e votave në qarkun e Durrësit ka ndërruar katër prokurorë, kur të fundit momentalisht janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Ndërsa në përbërjen e sak dosje janë 5 oficerë të policisë gjyqësore. Ndërkohë dosja me nr.184 që flet për blerjen e votave në qarkun e Dibrës, ka ndërruar dy prokurorë.

Loading...
Loading...
Loading...