Loading...

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në autostradën që lidh Stambollin me Edirnenë në Turqi, ku një automjet ka shpërthyer në flakë pas përplasjes duke u marrë jetën 5 personave.

Sipas “DHA”, autovetura me 5 persona, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, po udhëtonte për në Edirne në ditën e dytë të Bajramit, kur është përplasur nga pas nga një kamion i drejtuar nga Mehmet V.

Si pasojë e përplasjes së fortë, makina me targa 67 AV 778 ka shpërthyer në flakë. Megjithë ndërhyrjen e dëshmitarëve okularë për shuarjen e flakëve, ato u përhapën me shpejtësi dhe asnjë prej 5 personave në makinë nuk u arrit të shpëtohet.

Në vendngjarje mbërritën ambulancat dhe zjarrfikësit, të cilët shuan zjarrin dhe dërguan në morg trupat e pajetë. Autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimave të aksidentit dhe zbardhjen e shkaqeve të tij.

Festa e Bajramit, gjatë të cilës miliona qytetarë udhëtojnë për të vizituar familjet e tyre brenda Turqisë, sjell aksidente të rënda me pasojë vdekjen e dhjetëra personave. /tvklan.al

Loading...
loading...
Loading...