Loading...

Kujtim Gjuzi është padyshim një prej deputetëve më të përfolur nga opozita e re në parlament. Deklaratat e tij të bujshme janë komentuar gjerësisht dhe ai është parë gjithnjë si një personazh i veçantë që flet pa komplekse.

Ai ka qenë i ftuar këtë të diel në emisionin “E Diell” në ”Top Channel” ku ka folur për marrëdhëniet me bashkëshorten e tij, të cilën e përmendi pak kohë më parë se kishte patur një mosmarrëveshje për shkak të kunatës së tij.

I pyetur nëse e respekton apo e ka frikë, Gjuzi ka dhënë një përgjigje romantike.

Ai u shpreh:

Të them të drejtën ajo është drejtoreshë kardiologe dhe kur mendon me zemër nuk ka frikë fare. Kur fillon dhe futet te studimet akademike të kardiologjisë, në volumet 6000 faqe, aty fillon kupton si punon zemra. Kur e njoha në fillim më tha: ‘Unë do e rregulloj zemrën tate’. Unë jam këtu me ju, jam i buzëqeshur.”

Loading...
loading...
Loading...