Loading...

Një prej bosëve të familje Gambino, Francesco Cali është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme pranë shtëpisë së tij në Staten Island, New York.

Mediat amerikane shkruajnë se mafiozi me nfokën “Franky Boy” është qëlluar barbarisht para derës së shtëpisë së tij në lagjen luksoze Todt Hill rreth orës 9:20 të mbrëmjes.

Po ashtu e ditur bëhet se gruaja dhe fëmijët e tij ndodheshin brenda në banesë. E ditur bëhet edhe se vrasësi mund të jetë larguar me një kamionçinë blu.

Kujtojmë këtu se Cali është i pari bos i mafias që vritet në New York prej vitit 1985, kur John Gotti urdhëroi ekzekutimin e bosit të atëhershëm të familjes Gambino, Paul Castellano.

Francesco Cali kishte lindur në Siçili. Ai u bë bosi i Gambinove në vitin 2015 dhe konsiderohej si një “Padrino” i shkollës së vjetër, i cili u përqendruar më shumë tregun e heroinës.

Cali njihej si një bosi i shkollës së vjetër së mafies, i cili nuk binte shumë në sy dhe shfaqej shumë rrallë në publik.joq.al

Loading...
loading...
Loading...