Loading...

Një 32-vjeçar ndërroi jetë pasi u mbyt në plazhin e Spillesë.

Policia njofton se i riu Julian Xhani, banues në fshatin Luz i Madh, Kavajë, fillimisht është nxjerrë nga uji me ndihmën e pushuesve teksa ndodhej në gjendje të rëndë.

Pasi i është dhënë ndihma e parë, me mbërritjen e ambulancës ai është transportuar për në spital, por ka ndërruar jetë rrugës. Ngjarja sipas p[olicisë ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërkohë që theksohet se grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 12.00, në plazhin e Spillesë është nxjerrë nga uji në gjëndje të rëndë shtetasi J. XH.,32 vjeç banues në fshatin Luz i Madh, bashkia Rrogozhinë. Shtetasit J.Xh, i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit me autoambulancë por gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.”

Loading...
Loading...
Loading...