Loading...

dele hashash

Do ju habisë ajo çfarë kanë bërë delet pasi kanë ngrënë kanabis. Lajmi i rrallë vjen nga Anglia. Delet kanë dalë fare nga fazat në një fshat të Uellsit në Angli, pasi kanë ngrënë bimë nga një grumbull kanabisi të hedhur në anë të rrugëst.

U njoftua se njëra prej kafshëve bëri kërdinë kur hyri brenda një shtëpie njëkatëshe në luginën Swansea.

Këshilltari i qarkut Ioan Rochar tha për Telegraph “se një tufë delesh në fshat po shkakton bela të madhe.

Ato po hyjnë në kopshtet e njerëzve dhe njera hyri dhe në një shtëpi njëkatëshe dhe bëri lëmsh, dhomën e gjumit. Pra, ne mund të kemi një shpërthim psiqik të deleve të inatosura nëpër fshat.”

 

Loading...
Loading...
Loading...