Loading...

 

E rrallë. Pas 50 vitesh takohen sërish, duke dhënë shembullin se si miqësia e vërtetë i reziston kohës. Maturantët e vitit 1968 i janë rikthyer bankave të shkollës “Dhaskal Todri” pas gjysëm shekulli, por tashmë për të kujtuar vitet e bukura që kaluan së bashku.

Mes emocioneve dhe mallit ata kujtuan vitet e bukura të asaj kohe. Disa prej tyre nuk ishin më, të tjerë emigracioni i kishte çuar larg, por ata bënë të mundur takimin, për të sjellë edhe një herë kujtimet e asaj kohe, që dukej se kishin mbetur ende të fresketa.

Veç maturantëve në takim ishin të pranishëm drejtoresha, dhe profesorë të asaj kohe. Me nostalgji ata përshkruajnë kujtimet e asaj kohe dhe emocionet e ritakimit. Për profesor Pandi Stratin koha duket se ka ndalur dhe ai kujton nxënësit e tij kur ishin 14 vjeçarë dhe kur të gjithë i quanin çunat dhe gocat e Pandit.

Ndërkohë për dy maturantet Rukije Kila dhe Marjana Gjonin çdo moment i asaj mature të largët duket se ishte ende i skalitur.

Takimi i gjeneratës është një plotësim shpirtëror dhe një ndjenjë e veçantë. Sipas pjesëmarrësve, ky takim konsiderohet si rinjihohje, pasi vitet kanë ndryshuar fytyrat të cilat ndonjëherë vështirë të rinjihen, por jo zemrat dhe kujtimet.

E veçanta e këtij takimi ishte vizita në shkollën “Dhaskal Todri” sjellja e fotove bardh e zi nga ajo kohë dhe më pas dreka festive për të kujtuar rininë e asaj kohe.Elbasaninews

Edlira Xherri

Loading...
loading...
Loading...