Loading...

Pasi është vërtetuar se aktakuza ishte ngritur ndaj personit të gabuar, Prokuroria Themelore në Pejë, ka hequr dorë nga ndjekja penale ndaj të akuzuarit për vjedhje të rrymës, T.S.Pas përballjes me një “huqje” të tillë, Gjykata Themelore në Pejë, e ka hudhur poshtë aktakuzën që ishte ngritur në korrik të vitit 2017. Krejt procesi gjyqësor ndaj personit të gabuar ishte zhvilluar pas ushtrimit të kallëzimit penal nga kompania KEDS, për personin, që më pas, është vërtetuar se ka vdekur para 17 vjetësh në Zvicër.

Por, pasi që seancat kishin dështuar të mbaheshin në këtë rast dhe për ta siguruar praninë e të akuzuarit në seancë gjyqësore, Gjykata Themelore në Pejë, më 17 gusht 2019, kishte lëshuar urdhërarrest ndaj të akuzuarit për vjedhje rryme, T.S.Pasi që kishte arritur që të zbatohet ky urdhërarrest, një person tjetër me emrin T.S, i njëjtë sikur ai në aktakuzë, ishte arrestuar pasi që kishte ardhur nga Zvicra në Kosovë.

Ai është paraqitur në seancë duke deklaruar se nuk është personi për të cilin e akuzon Prokuroria e Pejës.Ai ka thënë se nuk jeton në Pejë, por në një fshat të Komunës së Gjakovës, ku është vërtetuar se emrin dhe mbiemrin e ka të njëjtë me të akuzuarin, por që bëhet fjalë për një person tjetër.

Ai ka thënë se edhe numri personal i tij, dallon me personin që është përmendur në aktakuzë.Në seacën e së hënës, ka marr pjesë edhe djali i T.S, i cili ka thënë se babai i tij, ka vdekur para 17 vjetëve në Zvicër.Pas këtyre informatave, gjykatësja Florije Zatriqi, e ka hudhur poshtë aktakuzën në këtë rast, pasi nga e njëjta, paraprakisht është është tërhequr prokurorja Ardiana Veseli.

Prokurorja Veseli ka deklaruar që aktakuza është ngritur në bazë të kallëzimit penal të ngritur nga ana e KEDS-i.“Gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor e duke u bazuar edhe në kontatimin e përfaqësueses së KEDS-it u vërtetua që i akuzuari T.S si në aktakuzën e prokurorisë, të dhënat e tij nuk përputhen me të dhënat e paraqitura në kallëzim penal nga ana e KEDS-it. Gjithashtu u vërtetua se personi i paraqitur në kallëzim penal ka vdekur para shumë vitesh, gjegjësisht para 17 vitesh, siç e vërtetoi në këtë seancë edhe djali i tij. Andaj nga të lart cekurat unë si prokurore tërhiqem nga aktakuza ndaj personit të paraqitur në aktakuzë T.S”, ka thënë prokurorja Veseli.

Kurse, fillimisht e autorizuara e KEDS-it, Ariana Kurmehaj, ka deklaruar që në bazë të ekipit të terrenit të KEDS-it, ka rezultuar që në adresën e banimit si në aktakuzë, shfrytëzues i njehsorit është A.S, djali i të ndjerit T.S.Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë, aktakuzën në këtë rast, e kishte ngritur më 27 korrik të vitit 2017.Në këtë aktakuzë, T.S, akuzohej se ka kryer veprën penale “lidhja e paautorizuar në shërbime”.

Ai akuzohej se më 5 maj të vitit 2015, në shtëpinë e tij, në Pejë, pa autorizim të furnizuesit, është lidhur direkt në rrjetin elektrik, në atë mënyrë që i njëjti, nga ana e komisionit të KEDS-it, është hasur se furnizohet me energji elektrike, në mënyrë të kundërligjshme. Me këtë, sipas aktakuzës, i ka shkaktuar dëm KEDS-it në shumë prej 564.44 euro. /BetimipërDrejtësi

Loading...
Loading...
Loading...