Loading...

Leximi për shumëkënd nuk është vetëm një çelës që të çon drejt një suksesi akademik, por mbi të gjitha përbën një nga burimet më të mëdha të kënaqësisë që mund të përjetojë një qenie njerëzore. I tillë është leximi edhe për Aljona Çomon, vajzën 21 vjeçare nga Elbasani. Prej vitesh i qëndron besnike bibliotekës, studimit aty dhe leximit të librave.

E intervistuar nga Tv Skampa, Aljona shprehet me detaje rreth pasionit për librat, studimit në bibliotekën e Elbasanit, qëndrimit larg teknologjisë dhe injektimin nga prindërit dashurinë për librat.

Për Aljonën, leximi duhet nisur që në vogëli dhe me kalimin e viteve duhet shtuar pak nga pak dhe, në këtë mes një rol shumë të rëndësishëm kanë pa dyshim prindërit.

Sakaq Aliona nuk lë pa përcjellë edhe një mesazh për bashkëmoshatarët e saj, të cilët nuk i kushtojnë aspak kohë librit, me interesin për lexim që është zbehur ndjeshëm për shumë faktorë.

Në mbyllje Aljona Çomo thekson se duke lexuar një libër bota e një adoleshenti apo të riu mund të ndihmojë në ndryshimin e psikologjisë së tij. Ndaj është shumë e rëndësishme të theksojmë bashkëpunimin mes tre hallkave, familje-shkollë-komunitet.Elbasaninews

Loading...
Loading...
Loading...